
Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar një kallëzim të bërë prej deputetes së PD, Albana Vokshi e cila pretendonte se disa zyrtarë të qeverisë dhe të bashkive të ndryshme kishin kryer krim elektoral gjatë një takimi të zhvilluar me emigrantët në Greqi.
Në denoncimin e dorëzuar, Vokshi pretendonte se një grua e cila hiqej si përfaqësuese e KQZ, regjistronte emigrantët për qëllime të PS lidhur me zgjedhjet e 11 majit në prezencë të zyrtarëve socialistë si: Ogerta Manastirliu-ministre e Arsimit, Belinda Balluku-ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi-kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa-kryebashkiake e Lushnjës, Majlinda Bufi-kryebashkiake e Roskovecit.
Sipas prokurorisë nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për nisjen e procedimit penal pasi nuk provohet që të ketë patur krim elektoral. Më herët SPAK, kishte shpallur moskompetencë për këtë çështje, duke ia kaluar prokurorisë së kryeqytetit. Versus.al







