AKTUALITET /

Detaje nga dosja e klanit Çopja-Çela: “Karteli” bleu avion për transportin e drogës

Paratë e fituara silleshin në Shqipëri dhe investoheshin në prona e biznese, ose fshiheshin në mënyra të pazakonta, si nën rrënjët e ullinjve. Në disa raste, diskutonin shndërrimin e tyre në ar për të shmangur dëmtimin.

Shkruar nga Versus

 

Detaje nga dosja e klanit Çopja-Çela: “Karteli” bleu

Organizata kriminale e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e konsideruar si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut”, dyshohet se ka qarkulluar miliona euro nga trafiku i kokainës. Hetimet e SPAK, bazuar në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc, tregojnë se grupi përdorte jo vetëm rrugët detare, por edhe avionë privatë për transportin e drogës nga Amerika Latine në Europë.

Paratë e fituara silleshin në Shqipëri dhe investoheshin në prona e biznese, ose fshiheshin në mënyra të pazakonta, si nën rrënjët e ullinjve. Në disa raste, diskutonin shndërrimin e tyre në ar për të shmangur dëmtimin. Dosja përfshin edhe raste të trafikut të armëve dhe bashkëpunimit me shtetas nga Brazili, Paraguai dhe vende të tjera të Amerikës Latine.

Operacioni i fundit i SPAK, në bashkëpunim me Europol, çoi në 15 urdhër-arreste (6 ende në kërkim) dhe lidhet me dy ngarkesa të mëdha kokaine: 11.6 ton nga Paraguai në Belgjikë dhe 16.4 ton nga Paraguai në Gjermani. /Versus.al

Tags:

kartel

Poll