AKTUALITET /

Rrëfimi i trishtë, banorja në Gramsh tregon momentin e flakëve: U dogj gjithë fshati!

Një banore e fshatit Skënderbegas ka rrëfyer për mediat momentet e tmerrit kur zjarri përfshiu zonën. Ajo tregon se gjithçka ndodhi me shpejtësi, duke shkatërruar çdo gjë në rrugën e tij.

Shkruar nga Versus

Rrëfimi i trishtë, banorja në Gramsh tregon momentin e

Situata nga zjarret në Gramsh vijon të jetë dramatike, me rreth 7-8 fshatra të evakuuar dhe të shkrumbuar nga flakët. Deri tani është konfirmuar një viktimë dhe tetë të plagosur, ndërsa raportohet për persona që ende rezultojnë të zhdukur.

Një banore e fshatit Skënderbegas ka rrëfyer për mediat momentet e tmerrit kur zjarri përfshiu zonën. Ajo tregon se gjithçka ndodhi me shpejtësi, duke shkatërruar çdo gjë në rrugën e tij.

“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli,” – tha ajo me zë të dridhur.

Autoritetet vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve dhe për gjetjen e personave të zhdukur. /Versus.al

Tags:

zjarre gramsh

Poll