Në dosjen e zbardhur të veprimtarisë kriminale të të grupit të konsideruar narko-karteli i parë shqiptar, njëri prej krerëve Ervis Çela i tregon vëllait të tij tjetër Albin Çelës se kishte blerë avion për trafikimin e lëndës narkotike.
Ervis Çela: Të gjitha i futa, më kanë ngel edhe nja 8 mijë te tjera. Po punojnë çunat.
“Seriozisht e ke që ke blerë avion??? Ahahaha lart më lart të pafsha zemra, ta gëzosh zemra”- i ka shkruar Albin Çela pasi ka parë fotot e lëndës narkotike të paketuar.
Në dosjen voluminoze thuhet se Ervis Çela ishte personi kryesor që bashkëpunonte me shtetas nga Brazili, Paraguai dhe vende të tjera të Amerikës Latine, me ndikim në portet e imbarkimit në ato vende. Së bashku me vëllain e tij Ardjan Çela, Ervisi rezulton me kartelë të kuqe i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në një tjetër episod sipas dosjes së SPAK, më 6 Shkurt 2021, në orën 21:33, Albin Çela shkruan me vëllain e tij Ervis Çela në aplikacionin Sky ECC, duke i thënë: “Bona i grop sonte...”
Ervis Çela: Hë sa fute?
Albin Çela: 4 cop...6 milion..I futa atje ke magazinat. Do i hedh beton përsipër...Po kam frikë knej për baçe se marrin lagështi...Mos u mërzit se i rregulloj unë...Do blej 500 kile flori...Nuk mahen lekët në gropë gjithë jetën.
Në këtë bisedë, vëllezërit Çela flasin për hapjen e gropave në rrënjët e ullirit për të fshehur eurot e kokainës dhe merakut të tyre se mos u prishen nën tokë dhe investimit të tyre në lingota ari ose flori.
Më pas rreth 3 orë më vonë në të njëjtën ditë, Ervis Çela i shkruan sërish vëllait të tij Albin Çela të cilin e pyet nëse është akumuluar shuma e parave prej 60 milionë euro për të “rregulluar kalamajtë”.
Ervis Çela: I bone 60 milionë?
Albin Çela: Jo nuk i kam bo.
Ervis Çela: Ok se do i bosh...Të rregullosh kalamojt’.… Versus.al







