AKTUALITET /

'Do gropos mln euro te 200 ullinj', si e këshilloi Franc Çopja furnizuesin kryesor: Mos fut lekë në tokë!

Shkruar nga Versus
'Do gropos mln euro te 200 ullinj', si e këshilloi Franc
Fotomontazh: Franc Çopja

Bisedat e zbardhura mes anëtarëve të grupit kriminal që trafikonte tonelata droge nga Amerika Latine, bie në sy fakti se shumë marramendëse parash likujdoheshin mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Tiranë. Ky i fundit i njohur si kreu i klanit ‘Çopja’ të Elbasanit, i detyrohej shuma parash Ervis Çelës i cili së bashku me vëllain e tij Ardjan Çela luante rol kryesor në sigurimin e lëndës narkotike dhe transportin e saj për në portet e Evropës.

Në një bisedë të zhvilluar mes tyre në vitin 2022, Ervis Çela e informon Franc Çopjan se kishte marrë shumën e dyshuar prej 3.8 milionë eurosh duke hequr 2% që i kalonte transportuesit që dërgonte paratë cash në Tiranë. Franc Çopja i bën me dije se në vazhdim do t’i dërgojë edhe 3 milionë euro të tjera.

Biseda vazhdon lidhur me mënyrën sesi duhen ruajtur paratë pasi Ervis Çela i shprehet Franc Çopjës se kishte në plan t’i groposte tek 200 rrënjë ullinjsh. Franc Çopja e këshillon që mos ta bëjë një gjë të tillë pasi paratë mund të dëmtohen dhe i sugjeron që të investojë në flori.

Ervis Çela: Kam 200 ullij ne mal u duhet fut naj qyp atyre... Se ullijt rrojn shum...

Franc Çopja: Ahahaha...Kthej flori....Mos fut lek ntok... më dëgjo mu…

Ervis Çela: Ska flori... Duhet me grabit naj bank...duhet me porosit nga Afrika

Franc Çopja: - E di që ska... do flas un me njanin mos sajo naj gjë. Por mblidhi avash avash po mos fut lek në tokë se të prishen.

Ervis Çela: E di që prishen lekët, pyte sa të ketë 100 kile, 200 kile.

Në detajet e zbardhura nga Versus.al lidhur me këtë dosje hetimore, më herët u zbulua sesi Jul Balla aliss Fadil Balla i cili është presidenti i klubit të futbollit Erzeni në Shijak, kishte arritur të ndërtonte resortin luksoz ‘Ajman Park’ duke përdorur lekët e fituara nga droga. Aktualisht Fadil Balla i përmendur në dosje me nofkën ‘Shijaksi’ është shpallur në kërkim nga policia së bashku me vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela. Ky i fundit banonte në Paraguaj nga ku arrinte të niste ngarkesa të mëdha kokaine me kontejnerë. Versus.al

Poll