AKTUALITET /

Detaje të reja nga arratisja e Plakut nga burgu në Itali, hipoteza e hetuesve: Dikush e ndihmoi të largohej!

Gjithashtu policia e burgut, karabinierët e Departamentit Operativ të Komandës Krahinor, Komisariati i Policisë dhe policia lokale janë angazhuar për kapjen e Xhevdet Plakut, 44 vjecc i cili u arratis të enjten nga burgu Barcaglione.

Shkruar nga Versus
Detaje të reja nga arratisja e Plakut nga burgu në Itali, hipoteza e
Foto montazh: Xhevdet Plaku dhe burgu ku po vuante dënimin

Ankona- Hetime intensive, kontrolle të intesifikuara dhe postoblloqe të vendosura përgjatë rrugëve kryesore dhe pranë lagjeve më të nxehta të qytetit.

Gjithashtu policia e burgut, karabinierët e Departamentit Operativ të Komandës Krahinor, Komisariati i Policisë dhe policia lokale janë angazhuar për kapjen e Xhevdet Plakut, 44 vjeç i cili u arratis të enjten nga burgu Barcaglione, në Itali.

Hipoteza e hetuesve italian është se dikush e ndihmoi Plakun të arratisej duke përfituar nga rruga që të çon në burg pasi është e mbushur me ndërtesa të braktisura dhe në ndërtim e sipër, ku mund të arratisesh në këmbë ose të fshihesh por edhe mund të presësh dikë pa u dalluar. 

Për më tepër, vrasësi fantazmë e ka ndihmuar dhe fakti se mungesa e tij u vu re nga policia e burgut pas tre orësh.

Plaku i cili njihet dhe me shumë pseudonime vuante dënimin për trafik droge që nga viti 2020.

I njohur në qarqet ndërkombëtare të trafikut të drogës si “mbreti i drogës”, ai ishte kreu i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali, i përfshirë në trafikun e drogës nga Holanda dhe Belgjika. Ai  importonte pako kokainë që dalloheshin për nga cilësia (“Hermes” ishte më i pastër, pastaj “Lacoste”, “G4”, “Rolls Royce” dhe “Playboy”) dhe për këtë arsye kishte shumë kontakte jashtë vendit ku dhe mund të arratiset shkruajnë mediat italiane duke përdorur dhe pseudonimet e tij të shumta.

Pavarësisht nga “mëkatet” e tij të ndryshme (d.m.th. akuzat për grabitje, trafik droge, dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe identiteteve të tij të shumta) dhe hijeve të dy vrasjeve, Plaku është sjellë gjithmonë mirë në burg. Një i burgosur model shkruan më tej media italiane, Corriere della Adriatico.

I kishin mbetur edhe dy vite burg dhe do të lirohej. Nuk është se regjimi i burgut për të ishte shumë i mundishëm pasi Plaku kryente pune sociale brenda në burg dhe jashtë saj pa shoqërues. Plaku ka dal nga nga rrethimii inistitutit në orën 8:30 të së enjtes për të hedhur plehrat dhe është larguar përmes fushave duke përfituar dhe nga bimësia e dendur./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: