
Fëmijët që u përplasen mëngjesin e sotëm në kryeqytet nga një makinë e kompanisë ‘Pronatyra’ ishin të moshës 9-11 vjeç të cilët po qarkullonin me dy monopatina (skuterë elektrikë) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga segmentet më të frekuentuara dhe teorikisht më të sigurta të kryeqytetit.
Sipas burimeve nga spitali i Traumës mituri O.A., 11 vjeç dhe E.S., 9 vjeç ndodhen në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ndërsa J.N., mosha e saktë e të cilit nuk është bërë ende publike, ndodhet në gjendje të rëndë, me dëmtime serioze në kokë. Të tre janë nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.
Pamje të rënda nga vendngjarja tregojnë, shapka fëmijësh të shpërndara në rrugë dhe një nga skuterët e përplasur i futur poshtë gomave të makinës.
Një tjetër monopatinë u gjet disa metra më tej. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit, në një kohë kur bulevardi është i mbushur me kalimtarë./Versus.al
Pamje nga vendngjarja:
View this post on Instagram







