
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthim me eksploziv që tronditi Beratin në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit të Sali Fatiut, babait të Asllan Fetiut, administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Asllan Fetiu, administrator i “AnaMark”, është në kërkim nga policia pasi në mars të këtij viti plagosi me thikë në bark një të moshuar në një lokal në lagjen “Çelepias”.
Ai hyri në lokal me thikë në dorë, duke kërkuar një person me precedentë penalë, Fatjon Azizollin.
I moshuari i tha se ai nuk ndodhej aty dhe tentoi ta nxirrte jashtë. Gjatë përplasjes, 37-vjeçari e goditi atë me thikë./Versus.al







