AKTUALITET /

Detaje të reja nga skandali në Gramsh, 4 fëmijë të kontaminuar me salmonelë, nën hetim kompania “Nelsa shpk”

Kjo kompani ishte gjobitur nga AKU në vitin 2023 po sërish ka filluar punën e saj në shpërndarjen e ushqimeve. 

Shkruar nga Versus
Detaje të reja nga skandali në Gramsh, 4 fëmijë të
Foto montazh

Detaje të reja janë bërë publike nga skandali në kopshtin shtetërorë në qytetin e Gramshit.

Nga rezultatet e analizave janë konfirmuar 4 fëmijë të kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra të dërguara katër kanë dalë pozitivë.

Pista ku autoritet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë është se shkaku i kontaminimit është ushqimi i servirur në kopsht nga kompania ‘Nelsa shpk;’ e cila kryen furnizimin me katering të këtij kopshti.

Gjithashtu kjo kompani ishte gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vitin 2023 po sërish ka filluar punën e saj në shpërndarjen e ushqimeve. 

Ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Si pjesë e procedurës hetimore, janë sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital dhe janë bllokuar produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e kopshtit, për analizë të mëtejshme laboratorike.

Ndërkohë, prindërit e fëmijëve kanë paralajmëruar një protestë ditën e hënë, për të kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet përkatëse mbi situatën që ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik./Versus.al

 

 

Poll