Zbardhen detaje të reja në lidhje me shqiptarin e ekzekutuar mesditën e sotme në Athinë, në një atentat mafioz.
Irakli Davella nga Mesopotami, Finiq, rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai ishte pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe mësohet se, gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.
Por ai kishte biznese edhe në Shqipëri, që i kishte filluar para se të merrte pasaportën greke. Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.
Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë rregjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çrregjistruar.
Në të kaluarën dyshohet se ka marrë pjesë në një grup që zhvatnin para nga dyqanet për ti ofruar atyre mbrojtje. Ai po ashtu në muajt e verës jepte automjete me qira në ishujt grekë. Viktima duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafien greke.
Ndërkohë, i plagosuri, për të cilin bëhet me dije se kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, vetëm pak ditë më pare, është identifikuar si shtetasi Edi Lolo (46 vjeç). Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.







