AKTUALITET /

(DETAJET) Qëllon veten me armë 27-vjeçari në Vlorë, humb jetën në spital

Një 27-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vlorë dhe ka humbur jetën në spital.

Shkruar nga Versus

(DETAJET) Qëllon veten me armë 27-vjeçari në Vlorë,

Një 27-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vlorë dhe ka humbur jetën në spital.

Në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë, upi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në  tualet, armën e zjarrit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Poll