AKTUALITET /

Dhunohet rëndë lojtari egjiptian i Skënderbeut, 2 të arrestuar! Futbollisti kishte kanosur me thikë njërin prej tyre

Sipas informacioneve, futbollisti 26 vjeçar në qershor të këtij viti kishte kanosur me thikë njërin prej autorëve.

Shkruar nga Versus
Dhunohet rëndë lojtari egjiptian i Skënderbeut, 2 të
Saleh Nasr, futbollist i skuadrës së Skënderbeut në Korçë

Korçë- Dy të rinj 23 vjeçarë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se mesditën e së enjtes kanë dhunuar brutalisht Saleh Nasr, futbollistin e skuadrës së Skënderbeut.

Të arrestuarit Vangjel Jovani e Thanas Veshi dyshohet se e kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda, por fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, futbollisti 26 vjeçar në qershor të këtij viti kishte kanosur me thikë Vangjel Jovanin. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 persona të tjerë të cilët kanë qenë nën shoqërinë e dy të arrestuarve. Versus.al

Poll