Fier- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se ndezën zjarr në Lushnjë.
Në pranga kanë rënë Faik Buzi 68 vjeç, Gëzim Hysi dhe Novruz Deneku.
Mësohet se Faik Buzi kishte precedent të mëparshëm penalë për zjarrvënie dhe dhunë në familje. Sipas policisë, ai ka ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanicë duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Gëzim Hysi ka ndezur zjarr tek fusha e mbetjeve në Lushnjë, ndërsa Novruz Deneku në fshatin Delisufaj. Materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Më herët kryeministri Edi Rama ka propozuar barazimin e zjarrvënies njëjtë me vrasjen si vepër penale në Kodin e ri Penal. Versus.al







