Qindra protestues pro-Ukrainë mbushën një rrugë në qendër të Anchorage të enjten, në prag të bisedimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në një bazë ushtarake amerikane jashtë kryeqytetit të Alaskës.
Protestuesit valëvitnin flamuj ukrainas, si dhe banderola me ngjyrat blu dhe të verdha të vendit, duke kërkuar që Trump të mos i bëjë lëshime Putinit në këmbim të përfundimit të luftës së Kremlinit në Ukrainë.
Disa protestues mbanin pankarta me slogane anti-Trump, duke përfshirë "Jo mbretër".
Të tjerë përzienin frikën e politikës së jashtme me ankesat e brendshme. Një person mund të shihej duke mbajtur një pankartë që shkruante: "Trump është kukulla e Putinit-lironi dosjet Epstein".
Një protestues tjetër mbante një pankartë blu dhe të verdhë me harta të Ukrainës dhe Alaskës dhe fjalët "Duart larg - jo më rusët".
Protestuesja Lisa Scarborough, një banore 66-vjeçare e Anchorage, i tha Reuters se shpresonte që Putin dhe Trump të mund të arrinin diçka. Ndërsa një tjetër protestues mbante në duar një pankartë me karikatura të Trump dhe Putin me mbishkrimin ‘arrestojini ata’. Versus.al







