Eneido Guri, autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij 14 vjeçar mbrëmjen e djeshme në Maliq, e paralajmëronte aktin e rëndë nëpërmjet fotove që postonte nëpër rrjetet sociale.
Me një tatuazh në formë kallashi në parakrahun e tij, i mituri publikonte foto edhe me pushkë në dorë me mbishkrime kërcënuese për viktimën Erald Xhejo, të cilin e vrau me thikë dje brenda një lokali në fshatin Pirg.
“Mos më kërko, unë nuk vij” dhe “Por shfaqem, kur ty s’ta pret mendja”- ka shkruar autori në rrjete sociale.
Shokët e të miturve të përfshirë në konflikt kanë treguar se ata kanë patur një konflikt verbal me njëri-tjetrin. Ata e përshkruajnë autorin si një adoleshent të lëvizshëm dhe shpesh problematik me bashkëmoshatarët. Versus.al







