AKTUALITET /

Dh*noi kryeplakun e fshatit për ndërtimin pa leje, arrestohet pronari i hotel "Drilon"! Djali i tij u kishte shpëtuar 3 atentateve

Shkruar nga Versus
Dh*noi kryeplakun e fshatit për ndërtimin pa leje, arrestohet pronari
Pronari i hotel "Drilon" Jetmir Muçllari dhe djali i tij Johan Muçllari

Korçë- Policia ka arrestuar 52 vjeçarin Jetmir Muçllarin për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Tushemisht të Pogradecit ku u dhunua kryeplaku i fshatit, Ilirjan Tasellari për motive pronësie.

Prej një jave Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kishte pezulluar ndërtimin që po kryhej nga pronari i hotelit “Driloni” në një zonë të mbrojtur. Ndaj Muçllarit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”. Ai pretendon se toka është e tij.

Ndërkohë Jetmir Muçllari nuk është emër i panjohur për policinë pasi rezulton të jetë përfshirë edhe në konflikte të mëparshme që madje kanë degraduar deri në atentate që janë kryer ndaj djalit të tij Jehon Muçllari. Ky i fundit u ka shpëtuar 3 atentateve, dy gjatë vitit 2020 dhe një tjetri në 2022-in ku mbeti i plagosur pas konflikteve me “të fortin” e Pogradecit, Ilir Berberin. Versus.al

Poll