AKTUALITET /

Dhuna ndaj djalit të ish-deputetit të PD, autorët e rrahën brenda një lokali! Dyshohet se njëri prej tyre mbante armë

Sipas burimeve policore, fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Shkruar nga Versus
Dhuna ndaj djalit të ish-deputetit të PD, autorët e rrahën
Mhill Fufi

Detajet nga sherri me sende të forta në Lundër, ku u dhunua me sende të forta Krist Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Sipas burimeve policore, fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

Tags:

plagosje

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: