Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina është i riu që pak minuta më parë është plagosur rëndë në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar.
Persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit, ndërsa ai ka plagë në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.
Alajdini është dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit, ndërsa nuk jepen infomacione nëse i ka mbijetuar apo jo plagëve. Sipas informacioneve të para, rreth dy javë më parë, i plagosuri i sotëm ka patur një grindje me disa persona, prandaj hetimet do të drejtohen rreth kësaj ngjarje. Alajdin Sulejmani mësohet se është djali i të ndjerit Nazmi Sulejmanit – i njohur si Komandant Arusha nga Haraçina, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejat me të vështira të UÇK-së:








