Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej shoferëve. I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.
"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.







