AKTUALITET /

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon OSBE : Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve por jemi të gatshëm për të dhënë rekomandime!

Megjithëse nuk ka qenë pjesë e procesit të hartimit, OSBE konfirmon se aktualisht po shqyrton draftin dhe është e gatshme të ofrojë rekomandime konkrete në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përvojën e saj teknike.

Shkruar nga Versus

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon OSBE : Nuk jemi përfshirë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka deklaruar se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e draftit për ndryshimet në Kodin e Ri Penal.

Në një reagim për mediat, OSBE sqaroi se ekspertët e saj nuk kanë marrë pjesë në grupin e punës që ka hartuar draftin, duke theksuar se Kodi Penal është një ligj themelor që kërkon kohë dhe konsultim të gjerë.

Megjithëse nuk ka qenë pjesë e procesit të hartimit, OSBE konfirmon se aktualisht po shqyrton draftin dhe është e gatshme të ofrojë rekomandime konkrete në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përvojën e saj teknike.

Reagimi i OSBE:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri._

The OSCE Presence in Albania notes the importance of the Criminal Code as a fundamental piece of legislation that merits sufficient time and an inclusive consultation process. While we were not involved in drafting the proposed amendments, we are reviewing the available draft and stand ready to provide concrete recommendations to the incoming government and parliament, in line with our mandate to support democratic institutions and the rule of law in Albania. /Versus.al/

Tags:

osbe reagim

Poll