Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Çerënë, rreth një kilometër larg Maqellarës, ku një 26-vjeçar, Ikler Sula, ka plagosur me thikë nënën e tij, Nexhmije Sula, 50 vjeçe.
I riu, i cili ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike, e ka goditur shtatë herë me thikë të ëmën brenda banesës së tyre. Aktualisht, 50-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po lufton për jetën.
Burime nga spitali bëjnë me dije se Nexhmije Sula, e cila mbante postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në Pocest, është në gjendje kritike për shkak të plagëve të marra.
Sipas informacioneve, Ikler Sula kishte probleme të shëndetit mendor prej rreth tre vitesh, por familjarët mendonin se gjendja e tij ishte përmirësuar së fundmi.
Policia ka shoqëruar të riun në komisariat dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Versus.al/







