AKTUALITET /

Prag tragjedie në Maqellarë: Djali 26-vjeçar godet me th*kë nënën e tij, ja çfarë dyshohet

Gruaja, e cila mori plagë të rënda, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdes intensiv. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj është kritike, me dëmtime të thella në zonën e barkut dhe gjoksit.

Shkruar nga Versus
Prag tragjedie në Maqellarë: Djali 26-vjeçar godet me
E plagosura, Nexhmije Sula

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur paraditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij. Ajo që duhej të ishte një shtëpi e qetë familjare, u kthye në një skenë dhune dhe tmerri.

Sipas të dhënave të para, një debat mes nënës dhe të birit ka degjeneruar në dhunë brutale, ku i riu, në një gjendje të dyshuar jo të qëndrueshme psikologjike, ka marrë një mjet të mprehtë dhe e ka goditur pa mëshirë të ëmën.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari L.S., i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, Nexhmie Sula, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.

Gruaja, e cila mori 7 plagë të rënda, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdes intensiv. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj është kritike, me dëmtime të thella në zonën e barkut dhe gjoksit.

Autori, i identifikuar si djali i saj 26-vjeçar, është ndaluar nga Policia e Dibrës pak minuta pas ngjarjes. Burime nga hetimi paraprak bëjnë të ditur se ka dyshime serioze për probleme të karakterit psikologjik, ndërsa ngjarja ka lënë të tronditur gjithë komunitetin lokal.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari përballej me stres të lartë dhe mbyllje të thellë në vetvete, çka mund të kenë ndikuar në shpërthimin e agresivitetit ndaj nënës.  / Versus

Poll