Prokuroria e Posaçme ka vendos të dënojë me 3 vite burg Andri Mehja, i akuzuar për korrupsion pasiv. Andri Mehja është ish-kreu i IKM në Elbasan dhe është shpallur fajotor për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky dënim i është konvertuar në 4 vite shërbim prove.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Andri Mehja është kapur duke shfrytëzuar detyrën e tij, teksa ka marrë prej personit V. N., një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.
Po ashtu Mehajt i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vjet. /Versus.al/








