Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, pas incidentit të ndodhur në takimin elektoral të zhvilluar në Ostren, dhe procedimit nga policia pasi bashkë me nipin e tij dhunuan një punonjës të bashkisë së Bulqizës, duket i relaksuar teksa shëtit me kalë.
Në videon e postuar u në profilin e tij në Facebook, Mziu shkruan se është në kërkim të çdo vote, derë më derë, si në kohën e Skënderbeut.








