AKTUALITET /

Emri / E rëndë në Kurbin, 52-vjeçarit i hedhin benzinë e tritol në lokal

ALARM NË KURBIN / Zbulohet një sasi tr*toli jashtë një lokal, policia dhe forcat xheniere në vendngjarje

Shkruar nga Versus

Emri / E rëndë në Kurbin, 52-vjeçarit i hedhin

Një sasi e dyshuar lënde djegëse si dhe një kallëp tritoli janë gjetur ditën e sotme pranë një lokali në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç.

Policia bën me dije se menjëherë pas konstatimit të materialeve të dyshuara, janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e lëndës plasëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

Tags:

ilir ndoci

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: