
Prej ditësh vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive duke djegur sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha. Zjarri është shtrirë në brendësi të pyllit çka ka bërë që në ndihmë të shërbimit zjarrfikës të vijnë edhe 30 efektivë nga forcat e armatosura.
Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa pritet që të ketë sërish përpjekje nga ajri me helikopter për t’i vënë nën kontroll flakët.
Edhe në disa zona të ndryshme të vendit, flakët vijojnë të jenë aktive si tek liqeni i Luleve në Lurë që njihet si zonë e mbrojtur. Versus.al







