
Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e AKSHI-t e akuzuar për grup kriminal me biznesmenët e shpallur në kërkim Ergys Agasi e Ermal Beqiri si përfitues të miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë, u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë.
E pyetur nga gazetarët për deklaratat e bërë ditë më parë prej saj në emisionin “Top Story” ku pretendonte se nuk kishte lidhje me akuzat e bëra ndaj saj, Karçanaj zgjodhi të heshtë para mediave.
“Kur të dojë të flasi, do të flasë”- u shpreh shkurtimisht avokatja e Karçanajt.
Karçanaj akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Versus.al

