AKTUALITET /

“Do hapet sagë vrasjesh, cënohet siguria kombëtare”, avokati i Laert Haxhiut rekurs në gjykatën e Lartë për masakrën e Lushnjës

Prej 3 javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Shkruar nga Versus

“Do hapet sagë vrasjesh, cënohet siguria kombëtare”,

Laert Haxhiu ka kundërshtuar përmes rekursit në Gjykatën e Lartë dënimin përjetë dhënë nga Apeli i Posaçëm për masakrën e Lushnjës në 2017-ën, ku u vranë 2 persona.

Kërkesa është dorëzuar nga avokati i tij, Detari Hysi. Në argumentat e paraqitura në favor të rekursit të bërë, Detar Hysi parashtron se vendimi për ta dënuar klientin e tij me burg të përjetshëm nuk është në përputhje me ligjin dhe se për pasojë mund të hapet një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës që do të cënojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Mes argumenteve të dhëna, Hysi shton se një prej anëtarëve të trupit gjykues të Apelit të GJKKO ka votuar për pafajësinë e Haxhiut në masakrën e Lushnjës.

Prej tre javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.

Në seancën e zhvilluar në Apelin e GJKKO në nëntor të vitit të kaluar, u la në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm. Prokurori i çështjes, kreu i SPAK Altin Dumani argumentoi në akuzat e tij se ishte provuar autorësia e Laert Haxhiun në ngjarjen e Lushnjës ku dy persona mbetën të vdekur pa shkak pasi shënjestra ishte dikush tjetër, Xhulio Kurti, nipi i Aldo Bares me të cilin Laert Haxhiu ka pasur konflikte.

Vetë Laert Haxhiu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe as prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu e cila kishte një angazhim personal jashtë vendit. Në seancën e kaluar ajo pati përplasje me Haxhiun i cili kërkoi që ajo të mos merrej me çështjen e tij. I dënuëri pretendoi se SPAK nuk kishte bërë hetime për ngjarjen për të cilën akuzohej, pretendim që u rrëzua nga kreu i SPAK, Altin Dumani i cili tha se provat janë gjetur tek pika e karburantit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: