
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e djeshme në lagjen “Mark Lulaj” të Shkodrës ku Koli Manaj plagosi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij Anila Ndoka dhe më pas u vetëvra.
44 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve vijon të jetë në gjendje kritike për jetën, ndërsa u transportua për tek Spitali i Traumës për trajtim më të specializuar.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në makinën e 34 vjeçarit Kol Manaj i cili kishte shkuar pranë punës së Anilës për të sqaruar debatet që kishin patur më herët për shkak se ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.
Koli Manaj në gjendje të rënduar emocionale, i kishte shkruar mesazh Anilës duke i kërkuar të takoheshin, përndryshe do të lëndonte veten. Pasi 44 vjeçarja me të cilën bashkejetonte prej 5 vitesh, hyri në makinën e tij, debatet vijuan derisa Kol Manaj e qëlloi me plumb në kokë dhe më pas vrau veten. Versus.al







