AKTUALITET /

Do të ketë ceremoni shtetërore nga pala greke, trupi i pajetë i Janullatosit mbërrin nesër në Tiranë

Arkëmorti me trupin e pajetë të Janullatosit do të ndalojë në fshatrat minoritarë grekë në jug të Shqipërisë

Shkruar nga Versus
Do të ketë ceremoni shtetërore nga pala greke, trupi i
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në homazhet për Anastas Janullatos, Athinë 26 janar

Arkëmorti me trupin e pajetë të kryepeshkopit ortodoks Anastas Janullatos niset nga Athina drejt Shqipërisë dhe mësohet se do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme rreth orës 16:00.

Makina me trupin e pajetë të Janullatosit do të shoqërohet nga mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë, Nikolaos.

Mësohet se arkëmorti i kryepeshkopit do të ndalojë në fshatrat minitoritarë, ndërsa pala greke ka organizuar një ceremoni shtetërore në pikën kufitare të Kakavijës.

Varrimi i Janullatosit do të bëhet të enjten në Tiranë, aty ku vetë ai e kishte zgjedhur të prehet. Kryepeshkopi ndërroi jetë të shtunën në një spital të Athinës ku ishte shtruar prej 3 janarit. Shkak për ndarjen nga jeta në moshën 95 vjeçare u bë mosfunksionimi i shumë organeve të trupit të tij. Versus.al

Poll