Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital të Athinës. *Janullatos në moshën 95 vjeçare, u shtrua për herë të parë në një spital të Tiranës me 30 dhjetor të 2024-ës, por pas përkeqësimit të gjendjes më 3 janar u transportua në një spital të Athinës. *Në orën 07:30, Janullatos mbylli sytë për shkak se shumë prej organeve të tij nuk po funksiononin më. Trupi i tij i pajetë do të sillet në Tiranë, ndërsa detajet e ceremonisë mortore do të vendosen pas mbledhjes së Sinodit.
Caktohet data për funeralin e Kryepeshkopit Janullatos në Shqipëri
Ceremonia funerale e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në Shqipëri.
Trupi i pajetë i tij do të vijë në vendin tonë të martën. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por mëngjesin e të shtunës ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Trupi i Janullatosit do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij.
Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.
Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës.
Ish-biznesmeni i lokaleve të natës plagos me thikë një person në Delvinë (EMRI)
Delvinë- Një 38 vjeçar i identifikuar si Panajot Imeri është plagosur me thikë pas një sherri që ka pasur pranë një lokali me 55 vjeçarin Festim Abdi, i njohur si “Feçi”, ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë.
Imeri ka marrë plagë në brinjë dhe në krahë, ndërsa është transportuar në spitalin e Sarandës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool. Versus.al
Në 2017-ën i dha shtetësinë shqiptare, Meta reagon nga burgu për vdekjen e Janullatosit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Ish-presidenti i cili në 2017-ën i dha Janullatosit shtetësinë shqiptare në 2017-ën, nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social facebook, ka ngushëlluar komunitetin ortodoks në Shqipëri. Ndërsa e cilëson si “të jashtëzakonshëm” kontributin që dha Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri.
Postimi i plotë i bërë në facebook-un e Metës:
Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.
Kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.
Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!
Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar! Të prehet në paqen e merituar! Versus.al
Ndarja nga jeta e Janullatosit, trupi i kryepeshkopit do të sillet në Tiranë
Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë u nda nga jeta në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm për shkak të mosfunksionimit të shumë organeve.
Trupi i tij do të sillet në Tiranë, ndërsa detajet e ceremonisë mortore do të vendosen në mbledhjen e Sinodit.
Në mungesë të Kryetarit të Sinodit të Shenjtë kryeson mbledhja kryesohet nga Mitropoliti më i vjetër sipas kohës së dorëzimit. Versus.al
Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos
Kryepeshkopi i kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Evangelismos” të Athinës.
Ai ishte shtruar në spital më 30 dhjetor në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të infeksioneve dhe herë pas here shfaqi përmirësime. Më 3 janar u transportua për në spitalin e Athinës ku edhe ndërroi jetë pasi dje gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë dhe mosfunksionimi i shumë organeve, u bë shkak për ndarjen e tij nga jeta.
Lidhur me ndarjen e tij nga jeta ka patur edhe një reagim nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
"Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.
Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet. I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!"
Kush ishte Janullatos
Kryepeshkopi lindi në Pire të Greqisë më 4 nëntor 1929. Në vitin 1991 Anastas u caktua nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri. Vizitën e parë në Shqipëri e bëri më 16 korrik 1991, Anastas Janullatos. Për ta pritur në aeroportin e "Rinasit" dolën një grup besimtarësh orthodhoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera, por asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare.
Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa
Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës e cila është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar.
Ajo u hap zyrtarisht në 24 qershor 2012, për të festuar 20 vjetorin e ringjalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Hirësia e tij e lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare dhe ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Kryepiskopi Anastas ishte njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë, në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.
Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes. Ndërsa i janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme. Versus.al







