AKTUALITET /

Do të qëndrojë në spital, apo në qeli? Sot Drejtoria e Burgjeve vendos për 14 vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin

Shkruar nga Versus
Do të qëndrojë në spital, apo në qeli? Sot Drejtoria e
Autori i vrasjes M.P poston foton pasi kishte kryer krimin e rëndë

Tiranë- Sot një komision nga Drejtoria e Burgjeve do të mblidhet për të marrë vendim nëse 14 vjeçari M.P i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij M.C pranë shkollës Fan Noli, do të transferohet në spitalin e burgjeve apo në qeli.

Të miturit, të premten iu komunikua masa e arrestit me burg teksa mjekohej në një spital privat të Tiranës, aty ku po qëndron që prej ditës kur ndodhi ngjarja pasi edhe ai ka marrë një plagë në dorë gjatë përleshjes.

M.P akzohet për vrasje në rrethana cilësuese lidhur me ngjarjen e ndodhur më 18 nëntor 200 metra larg shkollës 9 vjeçare Fan Noli ku pas një sherri që kishte pasur me bashkëmoshatarin e tij M.C e goditi këtë të fundit disa herë me thikë. I mituri ndërroi jetë në spital ndërsa i plagosur mbeti edhe një shok i tij i cili kishte shkuar ta ndihmonte.

Babai i 14 vjeçarit të plagosur deklaroi në media të shtunën mbrëma se djali i tij i kishte treguar se kishte qenë edhe një tjetër person që i kishte sulmuar, jo vetëm i arrestuari aktual. Pas kësaj deklarate, u ngritën dyshime mbi veprimet hetimore të policisë, për paaftësi apo përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Pas publikimit të lajmit të deklaratës së babait  të 14 vjeçarit të plagosur, policia reagoi zyrtarisht duke bërë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, nuk rezulton që në ngjarje të jetë përfshirë edhe një autor i dytë, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Për krimin e rëndë që tronditi vendin dhe shtoi pasiguritë e prindërve për dërgimin e fëmijëve në shkolla, sot në orën 17:00 është njoftuar një protestë para ministrisë së Arsimit ku qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: