
Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës i arrestuar ditën e djeshme është lënë në burg nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal dhe tentativës për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
"Nuk kam konflikte me asnjë, nuk kam përdorur aplikacionin ‘Sky’"- mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.
Sipas dosjes së SPAK, Haka shfaqet në përgjimet e zbardhura nga bisedat në “sky ecc” ku komunikonte me ish-bossin e lojërave të fatit, Ervis Martinajt lidhur me planin e vrasjes së Durim Bamit.
Në dosjen e zbardhur, fillimisht Marklen Haka është në rolin e ‘ushtarit’ të Emiliano Shullazit duke i dhënë këtij të fundit informacione mbi lëvizjet e Durim Bamit në Nikël e Fushë Krujë. Haka rezulton të ketë qenë pjesë aktive e planeve që bëheshin dhe nuk realizoheshin nga Arben Ndoka, Shullazi dhe Ervis Martinaj për vrasjen e Bamit.
Por pas pak kohëshm, emri i Hakës përmendet si armik pasi njerëzit e Arben Ndokës ofronin deri në 500 mijë euro për vrasje në Nikël ku përfshihej edhe Marklen Haka.
SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale “. Versus.al







