AKTUALITET /

Dosja e Metës/ Shtyhet seanca për nënën e Kryemadhit dhe 2 të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Versus
Dosja e Metës/ Shtyhet seanca për nënën e Kryemadhit dhe 2
Ilir Meta, Fatime Kryemadhi, Monika Kryemadhi

Gjykata e Posaçme nuk arriti as ditën e sotme të lexonte pretencën në procesin gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, të tre të pandehur të dosjes së Ilir Metës.

Të tre po gjykohen me procedurë të shkurtuar që do të thotë se në rast se gjenden fajtorë, do të përfitojnë uljen e 1/3 të dënimit.

Kësaj here shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e mbrojtësve të Pirro Xhixhos, duke e bërë të pamundur vijimin e procesit. Seanca e radhës do të mbahet më 15 qershor.

E ëma, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, për korrupsion. Versus.al

Poll