AKTUALITET /

Dosja 'Rraja' në SPAK/ “Vura 2 kg për ty, e di që s’je mirë”. Përparim Rraja në trafikun e 475 kg kokainë

SPAK konfirmon se pas trafikut të 475 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në Portin e Vlissingen në Holandë më 23 nëntor 2020, qëndron si organizator kryesor shtetasi Ervis Shuli. Ky i fundit rezulton të ketë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC me Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Shkruar nga Versus

Dosja 'Rraja' në SPAK/ “Vura 2 kg për ty, e di që

Detaje të reja tronditëse dalin nga dosja hetimore e SPAK, e cila goditi pak ditë më parë grupin kriminal të lidhur me familjen Rraja, duke zbuluar një skemë të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge, me përfshirje direkte të familjarëve të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në pranga kanë përfunduar Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit, si dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për të paktën tre episode të rënda trafiku narkotik: dy raste me marijuanë dhe një episod masiv me kokainë.

475 kg kokainë në Holandë: porosia, pazaret dhe përçarjet
SPAK konfirmon se pas trafikut të 475 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në Portin e Vlissingen në Holandë më 23 nëntor 2020, qëndron si organizator kryesor shtetasi Ervis Shuli. Ky i fundit rezulton të ketë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC me Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Nga të dhënat hetimore rezulton se Shuli kishte futur në ngarkesë edhe 2 kilogramë drogë për llogari të Përparim Rrajës, për shkak të vështirësive financiare të këtij të fundit. Ky fakt del qartë nga komunikimet e përgjuara, ku Shuli i shkruan Rrajës:

“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”
Dosja zbulon gjithashtu përplasje dhe tensione mes anëtarëve të rrjetit kriminal pas kapjes së ngarkesës. Në një tjetër mesazh, Shuli përshkruan një debat me një person nga Fushë-Kruja, i cili nuk kishte shlyer pagesën për lëndën narkotike:

“Ku është ai k.,.. A më ka thënë kam ardhur në Shqipëri. Po the për atë fushëkrujsin. Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty. Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”

Dosja 'Rraja' në SPAK/ “Vura 2 kg për ty, e di që
236 kg marijuanë në Turqi: përfshirja e djalit të ish-deputetit
Paralelisht me episodin e kokainës, SPAK dokumenton edhe përfshirjen e Rexhep Rrajës në një tjetër rast të rëndë trafiku. Djali i ish-deputetit socialist dyshohet se ka qenë pjesë e trafikimit të 236 kilogramëve marijuanë, të sekuestruara në një kamion në Turqi më 26 janar 2021.

Sipas hetimeve, Rexhep Rraja ka bashkëpunuar në këtë episod me një rrjet të gjerë personash, mes të cilëve: Elton Bogdani (i dënuar nga drejtësia turke), Bujar Sefa, Agim Nina, Jani Çavëm, Përparim Rraja, Aldo Gjini, Gazmir Rraja, Martiv Bushati, si dhe dy persona ende të paidentifikuar.

Në dosje evidentohet se Rexhep Rraja përdorte në Sky ECC nofkat “XR1”, “New Sky” dhe “Nkëmb”. Lënda narkotike ishte paketuar në mënyrë profesionale, e mbështjellë me letër alumini dhe e shënjuar për të identifikuar pronësinë e çdo pakoje, një praktikë tipike e rrjeteve të organizuara kriminale.

Dosja 'Rraja' në SPAK/ “Vura 2 kg për ty, e di që

14 anëtarë, 10 të arrestuar, 4 në kërkim
Sipas SPAK, grupi kriminal përbëhej nga 14 persona në total. Deri tani, 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, duke e bërë këtë një nga hetimet më të rënda që implikon drejtpërdrejt familjarë të një ish-zyrtari të lartë politik.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rolit të secilit anëtar dhe për dokumentimin e lidhjeve të tjera të mundshme kriminale, brenda dhe jashtë vendit.

Poll