
Redian alias Refik Doda, kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës në Francë, është lënë sot në burg.
Doda u arrestua ditën e djeshme në Shqipëri pas një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve franceze ku u zbulua se Redian Doda drejtonte në distkancë një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë në Francë, kryesisht në Lyon, ku edhe u arrestuan 16 anëtarë të këtij grupi.
Masa e sigurisë “arrest me burg” u la në fuqi edhe për 2 bashkëpunëtorët e tjerë të Redian Dodës të cilët u arrestuan në Shqipëri ditën e djeshme, konkretisht Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku.
Gjatë operacionit të zhvilluar u sekuestrua kokainë me vlerë 1 mln euro. Ndërsa SPAK vendosi sekuestro preventive ndaj llogarive bankare dhe pasurive të tre të arrestuarve në Shqipëri. Versus.al








