
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi disa ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës. Mësohet se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihet një motiv krejtësisht banal.
Autori 48 vjeçar, Kamber Sulçaj ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks rrugor në të cilin po qarkullonin biznesmeni italian dhe miqtë e tij të cilët po ktheheshin nga gjahu. Sipas raportimeve, dritat e gjata të Land Roverit të italianit kanë krijuar shqetësim tek Kamber Sulçaj, çfarë bëri që mes tyre të niste një konflikt i ashpër që degradoi në ofendime mes palëve.
Pas këtij episodi, autori ka ndjekur makinën e biznesmenit dhe u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit ku ka hapur zjarr ndaj automjeteve. Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’u shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë së plumbave pa arritur të lëvize. Por mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën. Versus.al







