AKTUALITET /

Pronar i një guroreje në Vlorë, kush është autori i vr*sjes së biznesmenit italian? Emër i njohur për drejtësinë

Familjarët e 48 vjeçarit rezultojnë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Shkruar nga Versus

Pronar i një guroreje në Vlorë, kush është autori i

Kamber Sulçaj, 48 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi disa ditë më parë në fshatin Salari, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton të jetë pronar i një guroreje në Brataj të Selenicës në Vlorë me emërtimin ‘’Stone Quramenga’’.

Pronar i një guroreje në Vlorë, kush është autori i

Në këtë gurore janë aksionerë edhe familjarë të tjerë të Sulçajt dhe 2 persona të tjerë që nuk kanë lidhje me familjen. Përveç aksioneve në gurore, Sulçaj ka nën pronësi edhe një stan me bagëti.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai dhe kushëriri i Sulçajt, Gazmendi dhe Roeli. Të dy u kapüën me 2632 fara kanabisi që do t’i shisnin me qëllim kultivimin e tyre e më pas shitjen. Sot policia njoftoi se gjatë kontrolleve në banesën e 48 vjeçarit dhe familjarëve të tij në Vlorë, u gjetën edhe 450 fara kanabisi. Versus.al

Poll