AKTUALITET /

"Duam drejtësi", banorët e Rrjollit protestojnë para prokurorisë Shkodër kundër resortit të Bashkim Ulajt

Shkruar nga Versus
"Duam drejtësi", banorët e Rrjollit protestojnë para
Protesta e banorëve para prokurorisë Shkodër

Prej më shumë se një jave banorët e Rrjollit u janë rikthyer protestave kundër resortit që planifikon të ndërtojë biznesmeni Bashkim Ulaj në tokat e tyre të cilat ata i kanë të trashëguara brez pas brezi.

Këtë të hënë ata e kanë zhvendosur protestën e tyre para prokurorisë së Shkodrës ku kërkojnë që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe në rast se vendoset kundër tyre, atëherë të vijojnë punimet.

Më herët ata kanë protestuar edhe para SPAK ku kanë deklaruar se gjykata e shkallës së parë u ka dhënë të drejtë atyre, por pavarësisht kësaj fadromat e firmës “Gener 2” të biznesmenit Ulaj vijojnë me punimet.

Banoret akuzojnë biznesmenin se u ka grabitur pronat dhe se e gjithë kjo ka prapavijë politike. Protesta e sotme do të vijojë edhe para bashkisë së Shkodrës. Versus.al

Poll