AKTUALITET /

Rrjolli në ‘’shtetrrethim’’ për resortin e Bashkim Ulajt, pronarët e tokës merren ‘zvarrë’ nga policia

Vetëm ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat 15 persona.

Shkruar nga Versus

Rrjolli në ‘’shtetrrethim’’ për resortin e

Sot është dita e gjashtë e protesës së banorëve të Rrjollit kundër resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj në toka të cilat ata pretendojnë se i kanë të trashëguara brez pas brezi dhe se për këtë gjë zotërojnë edhe dokumente.

Pavarësisht se çështja është në gjykatë dhe shkalla e parë u ka dhënë të drejtë banorëve, firma ‘’Gener 2’’ e biznesmenit Bashkim Ulaj vijon punimet e pashqetësuar nga revolta e banorëve.

Për t’u kujdesur për këtë gjë, në vendngjarje janë vendosur forca të shumta policie të cilat kanë marrë me forcë banorët të cilët kërkonin që firma të ndalte punimet. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 15 persona. Versus.al

Poll