Çfarë do të gjeni në brendësi
*Sot banorët e Rrjollit në Velipojë kanë zhvilluar sot protestën e pestë kundër punimeve të formës “Gener 2” për ndërtimin e resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj. *Pavarësisht se ditë me shi, firma ka vijuar me punimet, por edhe banorët nuk kanë ngurruar që të mbërrijnë në vendngjarje duke u kërkuar punonjësve të fikin mjetet. *Situata u tensionua pas mbërritjes së policisë dhe pati edhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve. *Në fund u dakordësuan që firma të ndalonte punimet për sot, ndërsa banorët u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre që t’u shkojnë në ndihmë për të mos lejuar që t’u merren pronat e trashëguara brez pas brezi për të cilat thonë se i ka zaptuar Bashkim Ulaj.
“A jeni të fortë ju? Fikni mjetet”, banorët përleshen me policinë, firma e Ulajt vijon punimet

Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në Velipojë, kjo gjë nuk e ka ndaluar firmën “Gener 2” të vijojë punimet edhe në ditë më shi.
Dhjetëra banorë kanë mbërritur në vendin ku po kryheshin punime duke i kërkuar firmës që të fikë mjetet dhe të mos e vijonte punën.
Të pranishëm në vendngjarje kanë qenë edhe dhjetëra efektivë policie të cilët janë përplasur me banorët. Versus.al
“Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”, banorët e Rrjollit nuk lejojnë punimet për resortin e Bashkim Ulajt

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë vijuar sërish protestën për ditën e pestë radhazi kundër ndërtimeve që po kryen firma Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj për ndërtimin e resortit turistik.
Ata shprehen se nuk do ta lëshojnë kurrë pronën e tyre pasi janë në të drejtë dhe zotërojnë dokumentet.
“Zotin e kemi me vete. E kemi me letra tokën, kujtoni ju se do lëshojmë tokën? Kurrë! Është dita e pestë në protestë. Sot ndaluan punimet dhe kemi marrë fjalën nga kompania që nuk do të punojnë. Nëse keni ndopak mall për tokën tuaj, hajdeni dilni për zot. Ju lutemi na ndihmoni”- u shprehën disa prej banorëve.
Pas disa orësh në vendin ku po kryheshin punimet, punonjësit dolën nga fadromat e punës. Ditën e djeshme dhjetëra banorë protestuan para SPAK-ut. Versus.al

