AKTUALITET /

“Duhet pak korrupsion në familje”/ Si e ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH lojërat e fatit të të birit, zbardhen bisedat

Në usb-në që u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

Shkruar nga Versus

“Duhet pak korrupsion në familje”/ Si e

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i ish-kreut të SHISH në Berat, Aleksandër Shulla dhe ndaj djalit të tij Pandeli Shulla.

Nga detajet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, mësohet se ish-drejtori i SHISH, kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.

Në usb-në që u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë:

“Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.

Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.

Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.

Aleksandër Shulla dhe djalit i tij akuzohen për tre vepra penale, konkretisht: ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.

Sipas hetimeve të prokruorisë djali i Aleksandër Shullës kishte kthyer një lokal në lagjen ’30 vjetori’ në Berat në lojëra fati ku u konstatuan kompjutera të markave të ndryshme me lojëra të ngjashme me ato të “Adex Casino”.

Gjithashtu në banesën e Aleksandër Shullës u zbulua një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Shulla i cili ka mbajtur detyrën e kreut të SHISH-it në Berat deri në nëntor të vitit 2023 deklaroi se kishte harruar të dorëzonte municionin e gjetur në banesë pavarësisht se kishte dorëzuar armatimin tjetër që dispononte.

Ai ka sqaruar se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion./Versus.al

 

Poll