Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një zonë me mbi 20 dyqane, të ndërtuara kryesisht me struktura llamarine, të cilat funksionojnë gjatë sezonit veror. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve dhe izolimin e zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes. /Versus.al/







