
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga atentati i tre ditëve më parë në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes vendi ku ndodhi ngjarja, Sokol Daci.
Në pamjet e publikuara shihen dy persona duke qëlluar me kallashnikov pa mëshirë brenda në lokalin e vogël prej vetëm 10 metra katrorë.
Vetëm mrekullia dhe reagimi i shpejtë i dy personave me pistoleta nga brenda duket se i shpëtoi nga vdekja e sigurtë të pranishmit, mes tyre dhe efektivi i policisë, Besart Kovaçi.
Në qendër të atentatit ishte 21 vjeçari Merando Nikulaj, icili së bashku me kushëririn e tij kishin pasur një konflikt në verë me autorët e ngjarjës të cilët janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka./Versus.al


