AKTUALITET /

Dy të ekstraduar nga Gjermania e Italia, mes tyre bashkëpunëtori i ish-deputetit socialist kundër Durim Bamit

Shkruar nga Versus
Dy të ekstraduar nga Gjermania e Italia, mes tyre bashkëpunëtori
Ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe momenti i ekstradimit të Ilia Ndokës

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale.

18 vjeçari Flavio Mërkuri është dënuar nga gjykata e Tiranës me 2 vite e gjysmë burg nën akuzën e vjedhjes me dhunë të mbetur në tentativë. I riu së bashku me vëllain e tij dhe 2 persona të tjerë të gjithë të mitur, kanë tentuar t’i marrin para një të mituri tjetër duke e kërcënuar me thikë.

Ndërsa 50 vjeçari Ilia Ndoka ishte shpallur në kërkim pasi GJKKO i kishte vcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për vepra të rënda penale si pastrimi i parave pjesëmarrja në grupin kriminal të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka në planin për vrasjen e Durim Bamit. 50 vjeçari ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Revanshi".  Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: