AKTUALITET /

Dy vëllezërit plagosën 43 vjeçarin në Kavajë, policia kap kushëririn e tyre! Ja çfarë rrëfeu për krimin

Kushëriri i dy vëllezërve të shpallur në kërkim, ka treguar vendndodhjen e armës që u përdor për plagosjen e 43 vjeçarit.

Shkruar nga Versus

Dy vëllezërit plagosën 43 vjeçarin në Kavajë,

Kavajë- Kushëriri i dy vëllezërve të shpallur në kërkim për plagosjen e një 43 vjeçari mbrëmjen e djeshme në Luz të Vogël, është arrestuar nga policia.

Mësohet se i arrestuari ka treguar se ku është hedhur arma e krimit tip "pistoletë", e përdorur nga vëllezërit të cilët ende janë në arrati prej mbrëmjes së djeshme. Sipas detajeve të bëra me dije, mësohet se konflikti që solli plagosjen me armë ndodhi për shkak të një debati për çështje pronësie. Versus.al

Poll