AKTUALITET /

Dyshohej se kryenin aktivitet të paligjshëm, policia kontroll në një qendër Call Centeri në zonën e Delijorgjit

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë

Shkruar nga Versus

Dyshohej se kryenin aktivitet të paligjshëm, policia kontroll në

Një operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, në zonën e Delijorgji, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente të dyshuara se funksionojnë si call center të paligjshëm.

Sipas burimeve paraprake, policia ka ndërhyrë në këto ambiente për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe për të mbledhur prova mbi mënyrën e funksionimit të tyre.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rezultatin e operacionit dhe masat që mund të merren ndaj subjekteve të përfshira.Versus.al

Poll