
Një incident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 13:00 në zonën e Llogara-Së, ku një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit qarkun e Vlorë. Si pasojë, mjeti është djegur kryesisht në pjesën e përparme.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Zjarrfikësit e Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.

