
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dy persona në Peqin. Ata u shpallën në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë goditur me thikë një 36-vjeçar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
36-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherënë spital, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon kërkimet për kapjen e dy personave të dyshuar si autorët e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.
