Gjatë një vizite në Korçë, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dha një deklartë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit.
Ambasadorja shpjegoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por thas se të gjitha tekstet e Bashkimit Europian mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
“Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, u shpreh Catherine Suard.
